Elbasan/ Zjarri përfshin kodrën me shkurre, rrezikohet Uzina e Lëndëve Plasëse të Mjekësit

19 Tetor 2019, 19:29

ELBASAN- Një zonë me shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Mjekës, ku si pasojë e erës dhe barishteve të thata, zjarri rrezikon që të prekë Uzinën e Lëndëve Plasëse të Mjekësit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete zjarrfikësish, ku po punojnë për shuarjen e flakëve.

Uzina e armëve që ndodhet pranë vatrës së zjarrit përmban lëndë shumë të rrezikshme dhe do të kishte pasoja të rënda nëse bie në kontakt me zjarrin.