Elbasanasit mblidhen në grumbuj, policia bashkiake ndërhyn për të shpërndarë turmën

2 Prill 2020, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2020-04-02 11:21:22

Në Elbasan qytetarët kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë vërshuar drejt bankave dhe zyrave postare. Moti me diell ka qenë një shtysë për ata, të cilët edhe si në rastet e tjera janë grupuar dhe nuk kanë ruajtur distancën që duhet të mbajmë nga njëri-tjetri.

Për të shmangur një infektim të mundshëm ka ndërhyrë policia bashkiake e cila ka shpërndarë turmën.Sakaq banka e cila punonte e infektuara 52-vjeçare nga Elbasani ditën e sotme është hapur dhe ka një grumbull njerzish të cilët presin në radhë për të kryer shërbimet e tyre.