Elbasani nuk gjen qetësi, shpërthim eksplozivi në lokalin e ish-futbollistit

4 Gusht 2020, 09:44

Elbasani nuk gjen qetësi. Pas vrasjeve të bujshme, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Luigj Gurakuqi" në Elbasan.

Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e jashtme të lokalit  “Truth” të ish futbollistit Mateo Toçi, duke shkaktuar  vetëm dëme të vogla  materiale dhe fatmirësisht asnjë të plagosur.