Elbasani sot si në Ditën e Verës, qyteti gumëzhin nga nënat me fëmijë

26 Prill 2020, 12:31 | Përditesimi i fundit: 2020-04-26 12:40:21

Në Elbasan dita e sotme duket si dita e verës. Të shumtë janë nënat që me fëmijët e tyre kanë dalë për të shijuar motin me diell dhe lejen e tyre të daljes. Të gjitha parqet e Elbasanit si dhe sheshi gumëzhin nga fëmijët, të cilët me plot qejf luajnë me bashkëmoshatarët e tyre.

Ndër më të populluarat janë qendra e qytetit, lulishtja pranë qendrës dhe parqet, por edhe pranë stadiumit të shumtë janë ata që janë grumbulluar.