Tre persona mes tyre edhe pronari i një lokali janë arrestuar në Elbasan, pas plagosjes me thikë të një 26-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen "11 Nëntori", ku Leonard Manxhari, 43 vjeç dhe Dardan Krasniqi, 37 vjeç, banues në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet të mprehtë thikë, shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Dy autorët u arrestuan në flagrancë pas ngjarjes.
