Ditën e sotme është prezantuar platforma “E-learning”, e cila pritet që të aplikohet në sistemin e shëndetësisë. Kjo platformë do të bëjë të mundur rritjen profesionale të mjekëve shqiptar dhe dixhitalizimin e sistemit të mjekësisë në vendin tonë.
Në këtë takim kanë qënë të pranishëm ka qënë ish-kryeministri i Italisë, Massimo D'Alema, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, Kryeministri i vendit, Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si dhe përfaqësuesë të kompanisë Consulcesi dhe të mjekësisë shqiptare.
Në fjalën e tij në këtë takim, krymeinistri Rama ka thënë se ardhja e kësaj kompanie në Tiranë është e një rëndësie të veçantë pasi do të bëjë transformimin e mjekësisë shqiptare.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në prezantimin e platformës e-learning në mjekësi:
Së pari, dua të kujtoj se është tamam 20 vjet më parë kur Kryeministri i Italisë, miku i shtrenjtë i këtij vendi Masimo D’Alema erdhi në Shqipëri për t’u ndalur në Kukës dhe për të shprehur në emër të vendit të tij solidaritetin me dhjetëra-mijëra shqiptarë të Kosovës që kalonin çdo ditë kufirin në një moment tragjik për Kosovën dhe në një moment historik për fatet e kombit shqiptar. Ky i sotmi nuk është një moment tragjik, por është një moment historik në zhvillimin e mëtejshëm të shëndetësisë shqiptare dhe Kryeministri i Italisë rikthehet përsëri në vendin tonë për të mbështetur promovimin e një produkti që pa dashur ta ekzagjeroj është një produkt ekselence që vjen nga Italia njësoj si eksportet e Ferrarit apo të Ferreros dhe që iu vihet në dispozicion të gjithë profesionistëve të fushës së shëndetësisë.