Imazhet tregojnë jetën e përditshme gjatë socrealizimit Nganjëherë është e pamundur, që t’i shpjegosh brezit të lindur pas viteve ’90, jetën nën komunizëm. Prandaj autorja Elektra Haxhia Çapaliku vendosi të sjellë në duart e lexuesit albumin “Magazina e komunizmit shqiptar”.
Në të ajo shpjegon atë çka me fjalë edhe përkufizim është e vështirë, nëpërmjet imazheve të objekteve origjinale sjell; sistemin e tolonave, dushin me vajguri, karrocën me guzhineta, një bigudinë të bërë me tubin plastik të instalimit të dritave dhe shumë imazhe të tjera. Janë objekte që i ka parë vazhdimisht në shtëpinë e prindërve në Shkodër, por edhe koleksione etiketash të ushqimeve të xhaxhait të saj.
Është folur për burgjet, bllokun dhe jetën materiale të asaj kohe, por nuk është folur për jetën e përditshme.
Elektra Haxhia Çapaliku, autore e albumit
