Këngëtarja Eleni Foureira “ndezi” atmosferën në Sheshin “Skënderbej”. Këngëtarja me orgjinë shqiptare pas vlerësimit që pati këtë vit në Eurovizion performoi mbrëmjen e djeshme edhe në Tiranë. Nën ritmet e muzikës greke, artistja që përfaqësoi Qipron, bëri për vete publikun.
“Fuego”, një këngë ritmike që ngrohu atmosferën e skenës në Tiranë, por edhe që u shoqërua me një performancë të shkëlqyer koreografike nga këngëtarja që mediet huaja e quajnë “Shakira greke”. Gjatë perfomancës këngëtarja përshëndeti edhe në gjuhën shqipe, një moment që u prit mjaft mirë nga publiku, që e ndiqte live.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu në Tiranë,”- ka thënë Eleni gjatë koncertit.
Eleni ka lindur në qytetin e Fierit. Është hera e parë, që ajo këndon në një skenë shqiptare, sepse për shumë kohë e ka fshehur këtë fakt, për shkak të paragjykimeve që ka pasur në Greqi. Ajo nuk është vetëm këngëtare, por është edhe aktore dhe dizajnuese mode. Përveçse Elenit në skenë performuan edhe artistë të tjerë, si Arilena, Eugent Bushpepa, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion apo Samanta Karavella.
