Emergjenca e koronavirusit, Videomesazhi i Kryeministrit italian Giuseppe Conte drejtuar popullit

5 Mars 2020, 09:16

Pas nënshkrimit të dekretit qeveritar i cili parashikon masa të tjera shtesë në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi, Kryeministri italian Giuseppe Conte dje në mbrëmje, përmes një videomesazhi iu drejtua popullit italian.

Videomesazhi i Kryeministrit italian Giuseppe Conte

"Ne jemi në të njëjtën varkë, kushdo që ka timonin ka edhe detyrën të tregojë rrugën, duhet të bëjmë një përpjekje shtesë, duhet ta bëjmë atë së bashku".

Këto fjali lexohen mes rreshtave të videomesazhit të Kryeministrit italian Giuseppe Conte drejtuar gjithë popullit për emeegjencën e koronavirusit, i cili çoi në vendimin për mbylljen e shkollav deri në 15 mars.

Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e BE, Conte tha se Europa duhet të mbështesë përpjekjet titanike të Italisë dhe kërkoi të aprovojë fleksibilitin buxhetor që do të nevojitet për të mbështetur familjet dhe bizneset.

Ai shpalli gjithashtu një plan të jashtëzakonshëm të punëve publike dhe nevojën e inejktimit në ekonomi të shumave të reja fimanciare.

" Ne- tha kryeministri italian do të dalim nga kjo emergjencë së bashku dhe do riafirmojmë plotësisht vlerat tona, duke shtuar se kur gjithçka të mbarojë italianët do jenë krenar për mënyrën sesi të gjithë u perballen me guxim dhe vendosmëri dhe e mbajtën kokën lartë."

  •