Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Basha dhe Vasili takim me delegacionin e Komisionit të Venecias

14 Shkurt, 08:56 | Përditesimi i fundit: 2020-02-14 09:57:22

TIRANE- Opozita jashtëparlamentare është takuar mëngjesin e sotëm me delegacionin e Komisionit të Venecias, që ndodhet në Tiranë për të mbledhur fakte lidhur me procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Takimi ka nisur në orën 8:15 në ambientet e hotel Rogner me kreun e PD, Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish deputetin Oerd Bylykbashi. Takimi do të jetën në kuadër të një mëngjesi punë, ndërsa më pas kryedemokrati Basha do të mbajë një komunikim me gazetarët.

Kategori të tjera