TIRANË- E vendosur në qendër të debateve të degës së PS në Shkodër tashmë të shkrirë, deputetja Senida Mesi sqaron për Report tv akuzat e bëra nga kolegët e saj në selinë rozë, Paulin Sterkaj e Tom Doshi për mos bashkëpunim në emërimet e drejtorëve në kryeqendrën e veriut. Ish-zv kryeministrja përgjigjet prerë duke thënë se nuk ka më vendosje drejtuesish kush paguan çmimin më të lartë , gjë që sipas saj i ka bërë emërimet model tenderi.
"Akuzat që dëgjoj lart e poshtë me tendera dhe ankande, dua të theksoj një element të rëndësishëm. Deri tani ka qenë tender, kush ka ofruar çmimi më të lartë. Ta harrojë që do jetë një drejtor i emëruar kush ofron çmimin më të lartë. Dhet të jetë një drejtor që ofron cilësinë më të mirë, profesionalizëm më të lartë dhe të dijë të administrojë insititucioneve”, tha Mesi.
Garancia për transparencë në selinë e shkrirë të Shkodrës për Senida Mesin është kryeministri Rama.
“Për të garantuar këto elementet që po të them. Duhen më të mirë nga ata që kanë aplikuar për tu emëruar dhe të garantohet që procesi të jetë transparent, për të marrë vendimin më të mirë. Jo kë do Senida, Paulini, as Luani”, shtoi Mesi.
Deputetja e PS tregoi që për herë të parë në këtë qytet do të kontribuojnë edhe intelektualët që deri më sot ishin përkushtuar privatisht, por më parë duhet të kalojnë fazën e përzgjedhjes.
“Në lidhje me procesin aktual për emërimin e drejtorëve, është bërë një proces sikurse e kemi deklaruar ku është ngritur një komision qytetarë për të thithur sa më shumë kandidatë. Aktualisht kemi një mori aplikimesh që unë jam e lumtur që një pjesë e individëve, intelektualëve shkodranë që nuk kanë qenë të përfshirë në jetën publike por në institucione private kanë shprehur interesin për të aplikuar dhe për të qenë drejtues në këto institucione. Është një proces normal, ku është në dorën e ministrive për të vlerësuar kandidaturat dhe për të bërë procesin e vlerësimit”, përfundoi ajo.
Ngritja e dy komisioneve që do të merreshin me emërimet e drejtorëve rajonalë në Shkodër, solli debate të shumta në parti për shkak të mungesës së bashkëpunimet dhe akuzave të vazhdueshme mes deputetëve. Ndërkohë Edi Rama ka marrë në dorë zgjidhjen e kësaj situate, që pritet ti jepet drejtim në mbledhjen e radhës të anëtarët e PS Shkodër, parashikuar nga vetë kryeministri