Emigrantët, BE çon Hungarinë e Orban në Gjykatën e Drejtësisë

26 Korrik 2019, 13:31

Bashkimi Evropian filloi procedurat e kundërvajtjes kundër Hungarisë në Gjykatën e Drejtësisë për ligjin kundër migrantëve të quajtur stop-Soros. 
Lajmi u njoftua nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Bertaud, e cila shpjegoi se "në muajin korrik, BE i është drejtuar me një letër autoriteteve hungareze në lidhje me këtë ligj, i quajtur ligji "stop-Soros" i cili kriminalizon aktivitetet në mbështetje të azilkërkuesve".
Sipas Komisionit Europian, shtoi Bertaud, qëndrimi i Hungarisë nuk është në përputhje me direktivat evropiane dhe kartën e BE-së për të Drejtat Themelore.
Miratuar nga parlamenti hungarez më 22 qershor, ligji Stop-Soros i shpall si të paligjshme veprimet e kujtdo që ndihmon migrantët e parregullt që kërkojnë azil në vend. Ligji gjithashtu ndëshkon këdo që shtyp apo hedh në qarkullim fletushka me informacione të dobishme për azilkërkuesit, si dhe ata që iu ofrojne azilkerkuesve ushqim apo këshilla ligjore.