“Emigrantët kur vijnë në Shqipëri ecin shumë keq me makina!” Shqetësimi për kulturën me dy standarte

14 Gusht 2020, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2020-08-14 12:48:40

Pjesë e diskutimit të temës së ditës për aksidentet rrugore dhe mënyrën se si qarkullojnë shqiptarët në rrugë, një prej qytetarëve u shpreh se i bën përshtypje që kur vijnë emigrantët në Shqipëri ecin shumë keq e ndërsa atje ku jetojnë e punojnë i respektojnë të gjitha rregullat dhe sinjalistikën. Është një kulturë qarkullimi me dy standarte, nënkuptoi telefonuesi në bashkëbisedim me moderatoren në studio.