Emigrantët në Greqi protestë për të mos qëndruar në ishull, hidhet gaz lotsjellës! Kundër një kampi të ri në Moria

12 Shtator 2020, 15:39

GREQI- Djegia e kampit të Morias në Greqi mëngjesin e së mërkurës la të pastrehë të paktën 13 000 migrantë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha se ku do të strehohen ata të cilët prej ditësh kanë fjetur në qiell të hapur.

Idenë e qeverisë greke për të ndërtuar një kamp të ri, e kanë kundërshtuar si emigrantët ashtu edhe banorët e ishullit të cilët kanë bllokuar rrugët për të ndaluar dorëzimin e ndihmave.