Emigrantët/Gaz lotsjellës dhe plumba gome në kufirin grek, Brukseli: Turqia po i shfrytëzon për interesat e saj

5 Mars 2020, 14:09

Gaz lotsjellës kundër turmave të emigrantëve që tentojnë të hyjnë në kufirin grek. Por për autoritetet turke ka pasur edhe të shtëna me plumba të vërtetë kurse grekët akuzojnë Turqinë se po nxit emigrantët e ardhur jo vetëm nga Siria. Akuzat midis Ankarasë dhe Athinës nuk kanë të ndalur.

Në Kastanies, disa metra larg kufirit midis Greqisë dhe Turqisë, policia dhe ushtria greke përdorin ujë me presion, gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të ndalur vërshimin e emigrantëve kurse policët turq, pas tyre, hedhin bomba gazi drejt kufirit grek.

Turqia vazhdon të akuzojë Greqinë se vec plumbave plastikë ka goditur me armë duke plagosur të paktën gjashtë emigrantë, një prej të cilëve ka vdekur në spital.

Athina ka ofruar një anije ushtarake si akomodim për 400 migrantë në ishullin Lesbos, për të lehtësuar sadopak kampin e mbipopulluar të Moria.

Por pas disa thashethemeve që u përhapën, se 2000 emigrantë po transportoheshin në kontinent, grupe të rinjsh u dyndën drejt portit si një siguresë potencialisht e rrezikshme që policia greke arriti ta shuante.