Emigranti investon në vendlindje, sjell hipizimin në Korçë! Myrtollari: Është sport që të jep adrenalinë

9 Prill 2021, 20:33 | Përditesimi i fundit: 2021-04-09 20:34:45

Hilmi Myrtollari pas suksesit në Greqi si sportist është kthyer në vendilindjen e tij, duke hapur hipodrom në Turan të Korçës, ku stërvit të rinjtë në sportin e hipizmit dhe ofron guida turistike me kuaj. Lidhja e tij me kuajt është e hershme, një marrëdhenie reciproke me të cilën merr dhe dhuron dashuri.

"Fillimi nuk ka qenë i vështirë, sepse jam rritur me dashurinë për kuajt duhet ta ndjejë njeriu dashurimë për kalin dhe kali për njeriun sepse ka diçka shumë të përbashkët".

Hilmi Myrtollari ka qenë emigrant për shumë vite në Greqi, aty është bërë profesionist në sportin e hipizmit dhe ka fituar disa herë titullin kampion në Selanik.

"Kam 30 vite që merrem me kuajtë. ndërsa si profesionist 20 vite që jap mësime për nxënësit. kampion kam dalë në 2010 dhe 2011 në shtetin grek në Selanik. Kam dalë kampion në gjithë Greqinë e Veriut".

 

 

Një shtëpi kuajsh në vendin e tij është ëndrra e kthyer tashme ne realitet për Hilmiun. Prej 6 muajsh ne Turan te Korçes ai  krijuar "Shtëpinë e kuajve" brenda së cilës kalon pjesën më të madhe te ditës. Ky është ambienti më i dashur për të nga i cili e ka te pamundur te shkëputet .Cdo mengjes fillon me pastrimin ,ushqimin dhe perkujdesjen per to.

"Ëndrra ime ka qenë të realizoj këtë që kam bërë në Shqipëri. Këtu kemi disa raca të ndryshme, tani po i zgjedhim disa raca të urta, që të jenë miqësor me njerëz. Kemi kuaj për të mësuar fëmiëjt kemi dhe kuaj për guidat turistike".

Hilmi Myrtollari kalon orë të tëra duke u kujdesur për kuajtë në fermë si dhe duke i stërvitur në pistë.

"Kali ka gjithçka të veçantë është i ndjeshëm ndaj njeriut, i përgjigjet urdhrave të tua, ti do të kalosh pengesat, ai e kalon. sa të shikon ndryshon komplet, është kafshë e veçantë.

Nis me pastrimin, me kalërimin, çdo ditë bën gjëra të ndryshme, edhe këtu jashtë në pistë i jep karota dhe ai të ndjek nga pas".