Emigranti në Kakavijë: Po trajtohemi si qenër, duhet pasaportë serbe që të na lënë të hymë

9 Prill 2020, 10:15 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 10:35:15

KAKAVIJË- Rreth 15 emigrantë shqiptarë gjenden prej 72 orësh në tokën neutrale në doganën e Kakavijës. Ato shprehen se duan të shkojnë në shtëpitë e tyre pranë familjarëve dhe për këtë nuk dihet t'i ndalojë askush.

Të indinjuar, i kërkojnë ndihmë presidentit Ilir Meta, partive politike pasi sipas tij janë lënë të braktisur nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria.

Jemi në Kakavijë të bllokuar nga dogana shqiptare. Kemi tre ditë dhe tre net që jemi të izoluar dhe të bllokuar nga qeveria shqiptare. i bëjmë thirrje kryeministrit, duam rrugëzgjidhje, edhe mediave iu bëjmë thirrje që ta përhapin këtë çështje tonë. Dhe partive politike dhe presidentit, se qeveritarët nuk duan ta dinë a jemi gjallë a s'jemi gjallë. Jemi shtetas shqiptar"

"Duhet me marrë pasaportë serbe të hymë në tokë shqiptare se me pasaporta shqiptare nuk pinë më ujë".

    No videos found.