Emisioni Repolitix/ Situata pas tërmetit - Të ftuar Petro Koçi, Arben Malaj, Dhimitër Papa dhe Adriatik Lapaj

4 Dhjetor 2019, 21:59

DURRËS- Zv. ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka ka bërë një sqarim të plotë se si është rruga që çdo donacion për të prekurit nga tërmeti ka shkruar në rrugën e duhur. Në një lidhje direkte për emisionin 'Repolitix" në Report Tv, Caka ka deklaruar se të gjithë janë strehuar në hotele. Në çadra, janë vetëm ato banorë që kanë refuzuar që të largohen nga shtëpia e tyre për shkak të lidhjes së gjënë e gjallë apo motive të tjera.

"Orientimi i Përgjithshëm është që askush nuk do të qëndrojnë në çadra. Ka qytetarë në zonat rurale që për shkak të lidhjes së fortë, me gjënë e gjallë, familjarët refuzojnë të shkojnë në hotele dhe për të mos ngarkuar ato psikologjik, i kemi pajisur me çadra. Ne kemi bërë deti më tani, kemi shpërndarë batanije dhe kemi biseduar me Kryqin e Kuq për soba për brenda çadrave. Kemi porositur cadra dimërore", tha Caka.