Emrat/ 43 krerët e drejtësisë së re që do marrin pensione të posaçme dhe 21 paga pas largimit nga detyra, ligji për privilegjet shkon në Kuvend

15 Dhjetor 2020, 18:29

Krerët e drejtësisë së re do të përfitojnë pensione të veçanta shtetërore ashtu si krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe 21 paga pas largimit nga detyra. Kështu parashikon një projektligj që qeveria ka dërguar në Kuvend, duke ndryshuar ligjin e vitit 1996 për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit. Konkretisht, këto privilegje do t’i përfitojnë kreu i SPAK, Arben Kraja, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, kreu i KLGJ, Naureda Llagami, krerët e organeve të Vetingut Albana Shtylla dhe Pamela Qirko, si dhe komisionerët publikë Darjel Sina dhe Florian Ballhysa.