Emrat/ Drogë nga e gjithë Europa, shkatërrohet banda italo-shqiptare, 15 në pranga

17 Janar 2020, 15:05

15 persona kanë rënë në prangat e policisë shqiptare dhe asaj italiane  për trafik heroine, kokaine e armësh, në kuadër të operacionit të koduar 'Brokers'. Sot në Shkodër është vënë në pranga edhe Luan Delaj 50-vjeç .

Si rezultat i këtij operacioni u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas. Hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian F. F.,  në qytetin Trani, në janar të vitit 2015.  

Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina. Kjo organizatë e kishte qendrën në qytetin e Foggias. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë se Shtetit u arrit që të arrestoheshin 15 persona dhe të sekuestroheshin 440 kg droga të ndryshme si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri.