Emrat/ Lista e LSI-së e mbushur me të arrestuar për vrasje dhe kandidatë me dosje në SPAK

8 Mars 2021, 17:30

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë sfiduar kërkesën me natyrë ultimative të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kandidatë të pastër në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit. Lista e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton e mbushur me njerëz të arrestuar për vrasje në rrugë, të akuzuar për vrasje të bujshme, nga ish-kryebashkiake me dosjes në SPAK, teologë të dyshimtë, nga pijanecë etj.

Pjesë e listës së LSI-së janë edhe fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ‘djegur’ nga Vetingut, të kallëzuar dhe të arrestuar për korrupsion.