EMRAT/ Zgjidhen 6 anëtarët e KLP-së, Arta Marku: Prokurorët ia dolën, jemi model për t’u duhet ndjekur

11 Dhjetor 2018, 20:40

Prokuroret kanë zgjedhur 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Besnik Cani, Gent Osmani, Antoneta Sevdari, Kosta Beluri, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi do të jenë anëtarë e KLP nga radhët e prokurorëve. Pas numërtimit të votave të 297 prokurorëve më të votuarit nga prokuroritë e rretheve ishin Besnik Cani, Gent Osmani dhe Atoneta Sevdari. Ndërkohë dy prokurorët e apelit Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi janë zgjedhur automatikisht për shkak se kishte vetëm dy vende të lira, për 2 kandidatë.  Me zgjedhjen e 6 anëtarëve të KLP nga radha e prokurorisë, tashmë ky institucion konstituohet, pasi më herët janë zgjedhur 5 anëtarët nga shoqëria civile.

Anëtarët e KLP-së
Besnik Cani
Gent Osmani
Antoneta Sevdari
Bujar Sheshi
Arben Dollapi
Kosta Beluri

Zgjedhja e 6 anëtarëve të KLP i hap rrugë nisjes së funksionimit të njërit prej institucioneve të reja të drejtësisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e parë do të zgjedhë kryeprokurorin e përgjithshëm, pasi Arta Marku vijon të mbajë detyrë si Kryeprokurore e përkohshme. Mbledhja e parë pritet të zhvillohet brenda disa ditëve, menjëherë sapo të shpallet rezultati zyrtar. Ditën e mërkurë do të mblidhet gjyqtarët për të zgjedhur 6 anëtarët për këshillin e lartë gjyqësor.

    No videos found.