EMRI/ Shkëmbimi i zjarrit në mes të Shkodrës, arrestohet autori i katërt

7 Shkurt 2020, 10:18 | Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 13:25

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve për shkëmbimin e zjarrit në qytetin e Shkodrës mes një grupi të rinjsh gjatë mbrëmjes së 5 shkurtit.

Sipas policisë i arrestuari është Liridon Lushi banues në lagjen Tepe, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ 

Vijon operacioni policor “Reagimi”, shkon në 4 numri i të arrestuarve për ngjarjen e datës 05.02.2020.

Në vijim të hetimeve, nga strukturat e Policisë është bërë arrestimi i shtetasit:

L. L., 27 vjeç, banues në lagjen Tepe, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar qe më ndërmjetësinë e këtij shtetasi, personat e arrestuar kanë shkuar në Shkodër, ku dhe kanë shkëmbyer zjarr më armë, me shtetasin M. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

b.ha./Shqiptarja.com