Emri/ Vritet 34-vjeçari në Vlorë, u gjet pa jetë në lagjen Kushtrim

13 Nëntor 2019, 14:52

Një 34 vjeçar është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në lagjen Kushtrim të Vlorës. Viktima është Kreshnik Dashi, ku fillimisht u raportua se ai kishte vdekur si pasojë e një arresti kardiak por pas ekspertizës mjeko ligjore rezultoi se 34-vjeçari ishte qëlluar me armë.

Konkretisht 34-vjeçari ishte qëlluar në pjesën e pasme të shpatullës. Ai punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes