Ende asnjë shenjë nga roja që mbeti në magazinën e djegur, ushtria dërgon 2 grupe të specializuara

25 Mars 2021, 17:37

Ushtria ka dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrje pranë magazinës së djegur te Casa Italia, ku  përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala që mbeti i bllokuar brenda magazinës, ende nuk është gjetur.

Ushtrisë i është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse dhe prej disa minutash i janë bashkuar kërkimit dhe vënies në kontroll të situatës.Deri tani, pavarësisht kërkimeve nuk ka asnjë shenjë nga 33-vjeçarit.