Endri Prifti ndalohet nga policia: Ma shpifën, bënë sikur nuk më njihnin

30 Mars 2019, 11:27

Këngëtari korçar Endri Prifti është ndaluar nga policia për shak se drejtonte automietin nën efektet e alkoolit. Ai ka pohuar në videon e postuar në Facebook se është ndaluar nga 30 policë të cilët i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit. Pasi testi i ka treguar nivel të lartë të konsumimit të alkoolit, këngëtarit i është bllokuar automjeti në Vaqar. Këtë veprim të policisë këngëtari e ka cilësuar si të padrejtë.

'Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.

Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s' bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja një çikë unë këta po tani ma shpifën fare, nuk shikojnë se ç' bëhet me qeverinë po merren me mua.

Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjera sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sot ishin çetë e madhe' tregon mes të tjerash gjatë videos live në Facebook Endri.