Eneda Tarifa publikon videon: A ka lumturi më të madhe?!

22 Mars 2020, 14:33

Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar vlerat e jetës  dhe vendit ku jetojmë sesa përmes tingujve të muzikës! Këtë po na dëshmojnë cdo ditë artistët të cilët përmes këngëve kanë sjellë te të gjithë mesazhe të rëndësishme gjatë ditëve që të gjithë janë në izolim, në pritje të permirësimit të situatës nga koronavirus. 

Edhe Eneda Tarifa, tashmë e izoluar në shtëpinë e saj, ka sjellë për ndjekësit e saj një video ku shfaqet vajza e saj në piano, dhe mamaja e saj duke kënduar 'Atdheu'.

Këngëtarja e ka publikuar videon me hashtagun #rrinështëpi.