Enriketa Papa: Vettingun e PD-së nuk e refuzoi vetëm Topalli, brenda shtatorit i dërgojmë anëtarësisë emrat për votimin final

16 Shtator 2020, 16:31

Formulari që mbërriti në adresën e emailit të 946 kandidatëve të mundshëm që do të përbëjnë listën përfundimtare të emrave me të cilët Partia Demokratike do të shkojë në garën elektorale, nuk është refuzuar vetëm nga Jozefina Topalli. 

Ftesës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në Partisë Demokratike për të plotësuar Formularin e Vetdeklarimit i janë përgjigjur negativisht edhe ish funksionarë të tjerë të kësaj partie, duke refuzuar vetingun e seli blu dhe rrjedhimisht  kandidimin nën siglën e saj në zgjedhjet e ardhshme.