Epidemia e koronavirusit vazhdon të marrë jetë në Kinë. Numri i të vdekurve është rritur në 1775, raste të konfirmuara të infektuarve, 71 335

17 Shkurt 2020, 12:37

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga epidemia e koronavirusit në botë është rritur në 1775, me më shumë se 71 335 raste të konfirmuara të infeksionit.

Në provincën Hubei mbi 40 mijë njerëz janë të shtruar në spitale, ndër të cilët 1773 janë në gjendje kritike dhe mbi 8 mijë në gjendje serioze.

Rastet e reja të regjistruara të infektuar janë 1933 kurse numri i të vdekurve 100, me një ulje në krahasim me 24 orët e mëparshme gjatë së cilës 139 pacientë humbën jetën nga virusi.

Dhe ndërsa 60 milion njerëz janë të bllokuar në shtëpitë e tyre në provincën e shpërthimit të infeksionit, në Hubei, polemika te shumta kanë shpërthyer kundër autoriteteve më të larta kineze dhe vetë Presidentit Xi Jinping i cili duket se ka qenë i informuar për epideminë e 'Covid-19' që me 7 janar,  para se kriza të adresohej publikisht.