Epidemiologia Daja për Report Tv: Mosmbajtja e maskës nga ata që kanë kaluar COVID është gabim, janë vulnerabël ndaj virozave të tjera

9 Dhjetor 2020, 13:24

Mjekja epidemiologe në ISHP, Rovena Daja, në një intervistë të dhënë për Report Tv, u shpreh se të gjithë personat që kanë kaluar COVID duhet të kenë kujdes dhe të mos e neglizhojnë përdorimin e maskës. Sipas saj ulja e imunitetit nga kalimi i COVID, e bën një person me vulnërabël nga virozat e stinës.