Epidemiologu për Report Tv: Virusi prezent edhe në vjeshtë-dimër! Me këto shifra nuk ka nevojë për spital COVID 3

1 Shtator 2020, 19:39 | Përditesimi i fundit: 2020-09-01 20:15:38

Koronavirusi do të jetë prezent në vendin tonë të paktën edhe për vjeshtë-dimër. Epidemiologu Artan Simaku i ftuar në Report Tv gjatë një lidhje live me gazetarin Besard Jacaj tha se fundi i vjeshtë pro dimri do të ketë një bashkëqarkullim të viruseve, atë të grupit dhe ai i koronavirusit, por është ende herët për të kuptuar se kush do të mbizotërojë më shumë. Ai tha se trendi i i të infektuarve më COVID është i qëndrueshëm, por që me hapjen e shkollave pritet të ketë një rritje të lehtë.

"Trendi aktualisht i rasteve me COVID paraqitet i qëndrueshëm edhe pse me luhatje të vogla dhe kështu do të vijojnë edhe në ditë në vijim. Me hapjen e shkollave nuk përjashtohet të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve. Në lidhje me valën e dytë i referohemi sezonit vjeshtë-dimër. Qarkullimi i virusit të gripit fillon në fund të nëntorit dhe në dhjetor dhe në këtë sezon do të kemi një bashkëqarkullim të dy viruseve, të gripit dhe ati të koronavirusit. Nuk e dimë se do mbizotëroj covid kundër virusit të gripit apo e kundërta, por do të kemi një bashkëjetesë të të dyve edhe për një stinë tjetër atë të vjeshtë-dimrit. nëse do të ketë rënien në pranverë të 2021 mbetet për tu parë", tha Simaku.

azetarit Besard Jacaj në Report TV, ishte epidemiologu Artan Simaku, i cili foli për pandemine, maskat, rimbylljen, sezonin shkollor etj.