Epidemiologu te '5 Pyetjet': Po diskutojmë disa drafte, hapja graduale me kujdes!

13 Prill 2020, 22:33

Mjeku epidemiolog Alban Ylli u shpreh në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' se mes kryeministrisë dhe institucioneve të tjera po qarkullojnë disa drafte lidhur me vendimin për masat lehtësuese që do të merren. 

'Mund të flitet për hapjen dhe lirimin por duhet të jemi shumë të kujdesshëm, rreziku është shumë i madh. Mesazhi i vetëm që do të jepnim, hapja të fillojë pasi të jetë observuar për një kohë të qëndrueshme, që mund të quhet dy javë, graduale, të shikohet efekti për një javë apo dy dhe pastaj hapi tjetër. Në mesin e marsit nuk ishim të sigurt, por tani jemi të sigurt që masat shtrënguese funksionojnë.