Epokë e re në SHBA pas Trump, betohen Joe Biden dhe Kamala Harris! Presidenti: Demokracia ka triumfuar, por kemi shumë për të 'shëruar'! Luftë racizmit dhe terrorizmit

20 Janar 2021, 18:12

Në SHBA nis një epokë e re. Joe Biden është betuar sot, në një ceremoni solemne, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si presidenti i 46-të i SHBA-së. Gjithashtu, është betuar edhe zv. Presidentja Kamala Harris, e cila ka shkruar historinë si e para grua në këtë post si edhe e para grua me ngjyrë.

Në ceremoni mungojnë turmat e zakonshme prej qindra mijëra pjesëmarrësve dhe në vend të tyre do të jenë 200 mijë flamuj.  

Në ceremoninë e betimit merr pjesë zëvendës presidenti në largim Pence, po ashtu si edhe ish presidenti Barack Obama më gruan e tij, Michelle, ish presidenti George Ë. Bush me gruan e tij Laura, dhe ish presidenti Bill Clinton dhe me bashkëshorten ish sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Dhe për të parën herë në 150 vite do të mungojë edhe presidenti në Largim Donald Trump .

Pas ceremonisë Biden dhe Harris  do të vendosin kurora në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington.

Zoti Biden dhe zonja Harris pritet të flasin në mbrëmje në një shfaqje të posaçme televizive dhe në orën 23;00 do të nënshkruajnë urdhrat e parë ekzekutiv.

Në orën 2:30 do të jetë një koncert  me artistët muzikorë Katy Perry, Luis Fonsi, Tim McGraë dhe Lin-Manuel Miranda dhe aktorët Kerry Ëashington dhe Eva Longoria, ylli i basketbollit, Kareem Abdul-Jabbar, kuzhinieri José Andrés dhe Kim Ng.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë për inaugurimin që mbahet dy javë pasi që mbështetësit e presidentit Trump sulmuan Kapitolin, në trazirat vdekjeprurëse ndërsa u përpoqën të pengonin certifikimin e fitores së zotit Biden, ku janë vendosur më shumë se 25 anëtarë të Gardëss Kombëtare.