Epopeja e UÇK-së, liderët kryesorë për homazhe në Prekaz! Kurti: 23 vite më pas, akoma s'ka të dënuar për vrasjen e familjes Jashari

6 Mars 2021, 16:26 | Përditesimi i fundit: 2021-03-06 16:29:04

23 vite më parë familja e heroit Adem Jashari u shua , duke u bërë kështu simboli i luftës për liri dhe paqe i popullit kosovar. Në nderim të tyre njëjtë si çdo vit ka nisur manifestimi ‘Epopeja e UÇK-së’, i cili zgjat tri ditë.  Gjatë ditës së sotme udhëheqës të institucioneve të Kosovës, kanë kryer homazhe në Prekaz, përkujtimin të Adem Jasharit, i cili njihet si komandat legjendar i UÇK-së.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, u shpreh se pavarësisht kanë kaluar 23 vite që nga vrasja e familjes Jashari ende nuk është gjykuar askush për këtë krim.