Era e fortë në Durrës, rrëzohet statuja e Rodonit te shëtitorja 'Taulantia'

29 Dhjetor 2020, 15:16

DURRËS- Moti i keq ka përfshirë detin e Adriatik dhe qytetin e Durrësit. Që prej pasdites së djeshme një stuhi detare ka shkaktuar probleme kryesisht në det.

Era fryn nga jugu me shpejtësi 20 deri 25 m/s ndërsa forca në det të hapur arrin deri në 8 ballë. Disa prej fenerëve ndriçues që i tregojnë anijeve rrugën kanë ardhur në breg për shkak të detit të trazuar.