Era e fortë shkakton probleme në Kukës! Lagjia Zabel dhe fshati Malqenë mbeten pa energji elektrike! OSHEE: Po riparojmë dëmtimet

18 Janar 2022, 10:46

Në këto ditë të ftohta të janarit, jo pak probleme u krijuan edhe në sektorin e energjisë elektrike në Kukës. Report Tv mëson se erërat e forta pas mesnate rrëzuan një lis në lagjen Zabel të Kukësit, duke dëmtuar linjën që furnizon rreth 150 abonentë në këtë lagje ndërsa djegja e transformatorit ka lënë pa energji 60 abonentë të fshatit Malqenë.

Gjithësesi, Shefi i grupit operativ në OSHEE Kukës, Elson Brati, thotë se situata e furnizmit me energji elektrike, tashmë duket e stabilizuar.