Era e pazakontë dëmton kishën 8 shekullore në Balldren

26 Shkurt 2019, 11:31 | Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 21:18

Kisha e "Shën Premtes" në Balldren të Lezhës, monument kulture, është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin.

Kisha 800-vjeçare e ndërtuar në shekujt XII-XIII, është dëmtuar si pasojë e erës së pazakontë të ditës së shtunë. Çatia mbeti e dëmtuar.

Apecialistët pritet të vlerësojnë situatën dhe të përcaktojnë nevojën e ndërhyrjes. Kjo kishë e cila ka degraduar gjatë viteve të fundit si rezultat i mos ndërhyrjes është një aset mjaft i rëndësishëm historik.