Erdhën me çantat plot nga Turqia dhe Austria, sekuestrohen mbi 30 mijë euro në Rinas

4 Korrik 2020, 11:46

TIRANE-Policia kufitare në Rinas ka zbuluar dhe sekuestruar 31400 euro, ndërsa dy poseduesit i ka proceduar penalisht me akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi. Rasti i parë është një person që po kthehej nga Turqia për në Shqipëri.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të imtesishëm të bagazheve dhe kontrollit fizik të personit me inicialet M. U. banues në Turqi, shërbimet e policisë kufitare gjetën në çantën e dorës së tij shumën 12900 euro, të cilën nuk e deklaroi në momentin e hyrjes.