Erdhën nga Mali i Zi, por mbeten mes katër rrugëve në Shkodër! Zgjidhet problemi, arrijnë në shtëpi 13 shqiptarët

25 Mars 2020, 19:47

Zgjidhet problematika e qytetarëve që ngelën në Shkodër të bllokuar për shkak të ndalimit të qarkullimit. Një shofer furgoni doli vullnetar për të dërguar personat në fjalë në destinacion.

Nga policia është dhënë autorizimi për të lëvizur mjeti drejt Tiranës dhe Durrësit. Por si ishte problemi? 13 punëtorët shqiptarë erdhën nga Mali i Zi dhe mbetën në Shkodër, pasi qarkullimi ishte bllokuar. Në kushtet kur hotelet dhe gjithcka është mbyllur, ata i bënë thirrje policisë që të lëshojë një autorizim për një makinë që t'i transportonte në Tiranë dhe Durrës në banesat e tyre.