Erdhi pa zemër nga Barcelona në Tiranë/ Rrëfimi rrëqethës i motrës së Saimir Sulajt: Vëllai vdiq ditën e ditëlindjes time! Po mësonte 'shumë urime për ty' në spanjisht

3 Shkurt 2021, 12:51

Duke folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, Majlinda Sula, motra e 33-vjeçarit që humbi jetën në një spital në Barcelonë dhe u konstatua se në trupin e tij mungonte zemra, tregoi edhe një detaj drithërues.

"Unë kisha ditëlindjen, shkova për ta marrë vëllain dhe më thanë se ka ndërruar jetë. Pasditen e datës 8 maj ne ecnim rrugës së Barcelonës dhe ai po mësonte në spanjisht 'shumë urime për ty' pasi unë të nesërmen kisha ditëlindjen", tha ai në një intervistë ekskluzive për Report Tv.