Erdogan: Turqia kurrë nuk do të deklarojë armëpushim. Mike Pence shkon në Ankara

16 Tetor 2019, 10:23

Presidenti turk tha se ai nuk ishte i shqetësuar për sanksionet e SHBA pas ofensivës turke në Siri. Erdogan e bëri deklaratën në prag të mbërritjes në Turqi të Zëvendës Presidentit amerikan Mike Pence me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike O'Brien

Turqia "kurrë nuk do të deklarojë armëpushim në veri-lindje të Sirisë”, - tha presidenti turk duke konfirmuar qëllimin e tij për të vazhduar me ofensivën ushtarake kundër kurdëve.

Kongresi amerikan po mendon të kalojë për miratim një plan masash kundër ofensivës së Ankarasë dhe vendimit të Donald Trump.

Dhoma e Kongresit amerikan me shumicë votash, do të votojë për një rezolutë për të refuzuar lëvizjen e administratës në Siri, duke pretenduar se Shtëpia e Bardhë duhet të paraqesë "një plan të qartë dhe specifik”.

Presideti turk Erdogan tha se nuk ishte i shqetësuar për sanksionet e SH.B.A.-së për ofensivën. Duke folur me gazetarët presidenti tha se hyrja e trupave siriane në Manbij "nuk është një gjë e keqe", për sa kohë që janë larguar "militantët" në zonë.

Deklaratat e tij vijnë ndërsa Nënkryetari i SHBA Mike Pence po përgatitet të niset për në Turqi me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike O'Brien, me qëllim për të arritur një armëpushim.

Presidenti Donald Trump ka thirrur në Shtëpinë e Bardhë sot në orën 15:00, drejtuesit e kongresit, si republikanë, ashtu edhe demokratë, për të diskutuar mbi inkursionin e armatosur turk kundër kurdëve në Siri. Sipas TheHill, drejtuesit e Punëve të Jashtme dhe Forcave të Armatosura të Dhomës dhe Senatit gjithashtu do të marrin pjesë në takim.