Erdogan: Turqia nuk kryen masakra ndaj civilëve, në Ankara shkon sot Mike Pence, Putin ftesë presidentit turk të vizitojë Moskën

16 Tetor 2019, 16:22

Përpara anëtarëve të partisë së tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan duke folur për ofensivën ushtarake, tha se "Menjëherë, sonte, të gjithë terroristët të hedhin armët dhe pajisjet e tyre, të shkatërrojnë të gjitha fortifikimet e tyre dhe të tërhiqen nga zona e sigurisë që kemi vendosur ". Kjo do të ishte "mënyra më e shpejtë për të zgjidhur krizën në Siri".

Por Presidenti turk na la pa iu përgjigjur kritikave në adresë të tij: Në historinë e saj, Turqia kurrë nuk ka kryer masakra ndaj civilëve. Nëse doni të shihni civilë të persekutuar, shkoni në Afganistan, Myanmar apo Bosnje". Objektivi i ofensivës sonë ushtarake, e cila tashmë ka çliruar 1.200 kilometra katrorë në Siri, është të depërtojë "deri në 30-35 km" përtej kufirit turk dhe përgjatë një rripi që shkon "nga qyteti Manbij në kufirin me Irakun".

Ministria e Mbrojtjes e Ankarasë, sot në mëngjes, përditësoi shifrat e të vrarëve në Siri. Sipas saj, janë neutralizuar 637 “terroristët” që nga fillimi i operacionit ushtarak në verilindje të Sirisë. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, 71 civilë, përfshirë 21 fëmijë, janë vrarë në ofensivën ushtarake të nisur më 9 Tetor.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë folur për operacionin ushtarak në Siri dhe presidenti Putini e ka ftuar presidentin turk të vizitojë Moskën. Sipas Kremlinit, Presidenti Erdogan e ka pranuar ftesën dhe do ta realizojë vizitën pas disa javëshj do të kishte pranuar dhe do të shkonte në kryeqytetin rus "brenda disa ditësh".

Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov, i cituar nga agjensia e lajmeve TASS, duke iu referuar telefonatës mes dy krerëve të shtetit, shpjegoi se Moska nuk mund të bëjë parashikime në lidhje me kohëzgjatjen e ndërhyrjes turke, duke e bërë të qartë se Rusia "respekton të drejtat e Turqisë për të marrë masa për të ruajtur sigurinë e saj, por ne presim që operacioni në Siri të jetë proporcional me qëllim, ruajtjes së sigurisë".