Erdogan-BE-së: Do dërgoj 3.6 milionë refugjatët në Evropë. Vijojnë bastisjet në kufirin me Sirinë

11 Tetor 2019, 11:38

Ofensiva ushtarake turke ndaj kurdëve ka zgjeron distancën midis Ankarasë, kancelarive europiane dhe Washingtonit. Presidenti, Rexhep Taip Erdogan, fillimisht ka paralajmëruar Europën që të mos ndërhyjë, ose në të kundërt do të kthejë miliona refugjatët që po strehon Turqia.

“Nëse përpiqeni ta etiketoni këtë operacion si pushtim, ne do të hapim dyert dhe do të dërgojmë 3.6 milionë refugjatët drejt Europës. Që prej fillimit të operacionit, janë vrarë 109 terroristë. Qëllimi i operacionit “Pranvera e Paqes” është të kontribuojë në integritetin territorial e politik të Sirisë”, - tha Erdogan.

I rëndë ka qënë edhe reagimi i Erdogan ndaj SHBA. I zhgënjyer me ndryshimin e qëndrimit të Trump, ai ka deklaruar: Ju keni synime të fshehura ndaj Turqisë, ndaj Iranit dhe madje edhe ndaj Rusisë. Në çdo rast ne do të mbetemi të vendosur dhe të fortë në pozicionet që kemi.

Donald Trump, nga ana tjetër, i cili para pak ditësh tërhoqi shumë prej trupave amerikane nga Siria, ka kërcënuar Turqinë me sanksione të reja, nëse forcat ushtarake turke do të godasin civilë të pafajshëm.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për ndalimin e luftimeve në lindje të Sirisë.

Nuk ka heshtur as diplomacia europiane. Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia janë shprehur me forcë kundër ndërhyrjes ushtarake turke dhe kanë kërkuar nderprerjen e menjëhershme të ofensivës.

Ndërkohë luftimet në kufirin sirian vazhdojnë. Mbrëmjen e djeshme u bombardua një burg plot me luftëtarë të ISIS që mbaheshin të izoluar nga forcat kurde, aleatë të SHBA si dhe një tjetër me militant të ish shtetit islamik që u përkisnin mbi 60 vendeve të botës, përfshi Europën.

Mijra civilë përgjatë kufirit turko-sirian, kanë braktisur vendbanimet e tyre dhe janë future në brendësi të territorit turk.