Erë e fortë në 48 orët e ardhshme, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit në Vlorë

23 Janar 2021, 10:26

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, bazuar në parashikimin e kushteve hidrometeorologjike për 48 orët e ardhshme.

Në 48 orët e ardhshme parashikohet erë e fortë. Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar. Në datën 24.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një përmisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin Jug-Jugperëndim me kushtet e mëparshme.