Erërat e forta në Tiranë rrëzojnë pemën tek kryeministria

5 Janar 2020, 16:03

Era e fortë që ka përfshirë kryeqytetin, ka rrëzuar një pemë tek zona pranë kryeministrisë. Pema ka rënë në trotuar duke bllokuar kalimin për kalimtarët. Nga rrëzimi i pemës nuk ka persona të lënduar, ndërsa pritet mbërritja e punonjësve bashkiakë për të bërë të mundur zhvendosjen e saj.