Erion Braçe në Kuvend: Në 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm ‘skifterësh’! Korrupsioni në administratë e deformon tregun

23 Qershor 2022, 13:23 | Përditesimi i fundit: 2022-06-23 17:38:08

Një kapitalizëm skifterësh! Kështu e ka quajtur deputeti socialist Erion Bracce sistemin në vend, duke folur me tone të lartë në fjalimin e mbajtur në seancën e sotme plenare.  Braçe, tha se  korrupsioni i administratës publike e deformon tregun dhe e shkatërron dhe ata që vuajnë janë bujqit.