Erion Veliaj: Në 1 korrik Rama do të ftojë Bashën, jemi gati për zgjedhje të parakohshme

28 Qershor 2019, 23:14

Erion Veliaj u shpreh sonte në emisionin 'Repolitix' se Partia Socialiste është e gatshme për zgjedhje të parakohshme në cdo kohë dhe moment përballë kësaj opozite. Ai tha se pas 1 korrikut, kryeministri Rama do ta ftojë opozitën dhe me gjasë sipas tij për zgjedhje të parakohshme, por shtoi se Basha nuk do të pranojë duke e sfiduar. "A jeni gati për zgjedhje të parakohshme? PS-ja me fishkëllimë, në cdo moment është gati. Sot, nesër, të hënën, në gusht, ditën e vitit të ri, për pashkë, për ramazan, kur të duash ti.

Në 1 korrik vendos bast se nëse Edi Rama thotë, dhe me gjasë do të e bëjë një ftesë, 'Luli hajde bëjmë zgjedhje', nuk ka shans në botë që PD-ja me 15% dhe LSI-ja me 1% të jenë gati për disfatën e radhës. Për cdo lloj zgjedhjesh, të parakohshme, të paskohshme, të 2021. Në të gjitha vendet e botës opozita mezi pret të vijnë zgjedhjet, kurse qeveria do ti shtyjë, këtu ndodh çudi shqiptare.

Edhe sikur Rama, jam gati që të vendos bast, që nëse Rama i fton për zgjedhje apo zgjidhje të kësaj situata ata prapë thonë s'janë gati. Kanë gjetur një alibi që thonë të ikë Rama, kanë gjetur një idiotësi. Rama është kontraktuar nga populli për katër vite,  nuk ka shans në botë që të ikë Rama. Nëse para 30 Qershorit i ka ftuar 7 herë, pas 30 Qershorit do i ftojë 70 herë" tha ai.

    No videos found.