Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe në shkëputje. Shkodrani ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër. Edhe konkurrentët e tjerë që arritën të ngrënë 150 kg e bënë këtë zgjedhje pas Erkandit dhe për rrjedhojë fiton sportisti kuqezi. Medalje argjendi shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg.