Erli Gurra dhe violinat e Tiranës

18 Tetor 2020, 17:01

Veri jug ju fton të bëheni pjesë e një reportazhi realizuar me mjeshtrin e leuterisë, ose të instrumenteve muzikore me bazë harkun, Erli Gurra; të riun që vazhdon traditën familjare të ndërtimit të violinave në mënyrë artizanale. Nip I artistit të madh tiranas Muharrem Gurra, kompozitorit që I dha Tiranës mbi njëqind këngë popullore dhe që ndërtoi violinën e parë në Shqipëri, Erli rrëfen historinë e jetës nga fëmijëria, studimet e larta në institutin Antonio Stradivari në Kremona të Italisë dhe rikthimin në vendlindje. Prej vitit 2010 Erli Gurra ka laboratorin e tij krijues ku, veç violinave, krijon në mënyrë artistike edhe instrumente të tjera muzikore, violën dhe violonçelin. Në fund të reportazhit, artisti Gurra flet për dashurinë e tij të madhe - Tiranën dhe dhimbjen që ndjen për shkak të masakrës urbane në lagjet dhe banesat e vjetra tipike tiranase. Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv