Ermonela Jaho rrëfen albumin “Anima Rara”, “La traviata” shkaku që u bëra soprano, sot ëndërr e jetuar treqind herë!

6 Gusht 2020, 16:35

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, as gjatë pandemisë COVID 19 nuk hequr dorë nga muzika klasike. Ajo është duke punuar për t’i dhënë jetë albumit recital “Anima Rara”.  Në këtë album artistja përfshinë muzikën e interpretuar nga sopranoja e njohur lirike Rosina Storchio.

Ariet e disa prej operave më të njohura, që Jaho këndon janë: 'Madama Butterfly' e Puçini-t, 'La Bohmeme' e Leoncavallo-s, 'Siberia' e Giordano-s dhe 'La traviata' e Verdi-t, e shoqëruar nga Orkestra “Comunitat Valenciana Andrea”. Vet artistja përmes rrëfimit në rrjete sociale, zbulon detaje për regjistrimin e arieve operistike, veçanërisht “La traviata”-s.